Mbrojtësi i Atletico Madridit, objektiv i Juventusit në merkaton e janarit

Stefan Savic vazhdon të mbetet në orbitën e Juventusit. Mbrojtësi i Atletico Madridit konsiderohet nga bardhezinjtë si një nga alternativat më të mira për të përforcuara repartin e mbrojtjes gjatë merkatos së janarit.

Ish-lojtari i Fiorentinës, i cili është pjesë e “Los Colchoneros” që nga viti 2015, ka kohë që kërkohet nga “Zonja e Vjetër”, drejtuesit e së cilës në merkaton e dimrit do të bëjnë maksimumin për ta kthyer 27-vjeçarin në Serinë A.

Gjithsesi Juventusi duhet të tregohet i kujdesshëm, pasi në garë për Savic është edhe Interi.