", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

'Gëzuar ditëlindjen ëngjëll'. Urimi i The Weeknd për të dashurën e tij Bella Hadid

Supermodelja Bella Hadid feston sot 22-vjetorin e lindjes.

Dhe në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar urimi i të dashurit të saj The Weeknd.

Këngëtari emri i vërtet i të cilët është Abel Tesfaye postoi një album me video dhe foto të dyshes.

Ylli i muzikës publikoi disa foto me Bellës gjatë gjithë periudhës së lidhjes së tyre që daton nga viti 2015, edhe pse kishin një shkëputje rreth 1 vjeçare.

"Gëzuar ditëlindjen ëngjëll,"-shkruan The Weeknd.

Bella dhe këngëtari kanë qenë pothuajse të pandashëm që kur zyrtarizuan rinisjen e romancës së tyre në Festivali i Filmit në Kanë në maj.

The Weeknd para se të rikthehej me supermodelen i dha fund lidhjes 9 mujore me Selena Gomez.

Ndërkohë Bella është një nga modelet më të kërkuara dhe pushtoi pasarelat gjatë muajit të modës.

View this post on Instagram

happy birthday Angel ??????

A post shared by The Weeknd (@theweeknd) on