FOTO/ Beatrix Ramosaj një dedikim prekës për të atin: Kanë qënë 8 vite pa ty në jetën time

Për këngëtaren Beatrix Ramasoj dhe për të gjithë familjarët e saj dita e 9 tetorit është një ditë zie.

Para 8 vitë këngëtarja humbi njeriun më të shtrënjtë, të atin, në kohën kur ajo kishte më shumë nevojë që ta kishtë pranë.

Beatrix e kujton gjithmonë dhe i mungon çdo ditë.

Edhe sot në 8 vjetorin e humbjes së tij këngëtarja ka bërë një postim prekës në Instastoryn e saj.

“Sot është 9 tetor, dita kur babai im ndërroi jetë në 2010-n. Kanë qenë 8 vite pa ty në jetën time dhe sërish më mungon çdo ditë. Ishte e vështirë të mos kisha një baba, por shpresoj se çfarë po bëj në jetën time të të bëjë krenar në parajsë. Të dua babi. Je engjëlli im mbrojtës”, shkruan Beatrix Ramosaj.