VIDEO/ Trimëria e shitëseve, Policia jep detaje për grabitjen e argjendarisë në Tiranë

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për grabitjen e dështuar të argjendarisë sonte në kryeqytet.

Policia njeh dhe përmend aktin “e trimërisë” së shitëseve, që arritën të zmbrapsin grabitësin e armatosur.

Nga ana e saj, Policia ende nuk e ka kryer detyrën e saj, identifikimin të paktën të grabitësit, për të cilin bën të ditur se po punon.

Informacion Paraprak

Më datë 08. 10. 2018, rreth orës 17:57, në rrugën “Muhamed Gjollesha” një person i maskuar nën kërcënimin e një arme të dyshuar lodër ka tentuar të vjedhë në një argjendari.

Personi i maskuar nuk ka arritur të realizojë vjedhjen, por është larguar pasi është spërkatur me solucion nga punonjëset e argjendarisë.

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij.