FOTO/ Shef Alfio pranon i lumtur lidhjen e dashurisë me moderatoren e njohur shqiptare

Alfio Rrotani është fituesi i edicionit të parë të ‘Masterchef’. Aktualisht drejtues i një emisioni në Tv Klan, Alfio ka konfirmuar lajmin që të gjithë fansat e prisnin.

Alfio ka publikuar një foto me moderatoren e Intv Fatma Methasani.

“Po, po e po lumturia është te gjërat e vogla”, shkruan shefi i kuzhinës, teksa shfaqet shumë i lumtur pranë moderatores.

Prej kohësh dyshja ishte përfolur për një lidhje të mundshme dashurie. Ndërsa Alfio e ka konfirmuar vetë tashmë një lajm të tillë.