VIDEO/ Kukësi-Partizani, një gol në pjesën e parë përcakton fatin e supersfidës

U luajt në “Elbasan Arena” sfida më e rëndësishme e javës së 8-të të Superligës mes Kukësit dhe Partizanit, shkruan Syri.net.

Partizani merr një fitore minimale 1-0, por i mjafton për të marrë tri pikët dhe kreun e renditjes.

Ashtu si në derbin me Tiranën, ishte sërish Mala që shënoi golin vendimtar të sfidës.

Në minutën e 20-të, Mala merr një top nga Bardhi dhe i vetëm përballë Frashërit shënon golin me vlerën e tri pikëve.

Të kuqtë marrin kreun e renditjes me 19 pikë, ndërsa kuksianët mbeten në vend të katërt me 13 pikë.