FOTO/ Shikoni si dukej Bleona para 20 viteve, kur publikoi albumin e parë

Bleona Qereti na ka kthyer të gjithëve pas në kohë, teksa disa orë më parë publikoi një foto nga viti 1998-të. 

 Me të njëjtën buzëqeshje dhe me ndryshimet e vetme, stilin dhe modelin e flokëve, duket se kalimi i viteve nuk ka ndikuar fare në pamjen e saj.

Sot Bleona jeton në Amerikë dhe është duke punuar për të arritur sukses në tregun ndërkombëtar me anë të muzikës dhe aftësisë për të performuar.

Ajo vazhdon të mbetet një nga femrat më të bukura shqiptare dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas çdo videoklipi dhe kënge që publikon.

E fundit që pritet të lancohet këtë javë është ‘Monster’.