Haradinaj: Shqiptarët janë me fat që kanë Helena dhe Ismail Kadarenë!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot shkrimtaren Helena Kadare, së cilës Kosova i ka akorduar sot Medaljen Presidenciale të Meritave. Në një shënim në Fb, kryeministri Haradinaj shprhet:

"Shqiptarët janë me fat që kanë Helena dhe Ismail Kadarenë! Bashkëshortët Kadare ishin zëri ynë kudo në botë. Ata u ndihmuan popujve tjerë që t’i njihnin shqiptarët dhe të drejtën e tyre. Shquhen për ndjenjën e jashtëzakonshme për Kosovën dhe këtë e manifestuan kurdoherë me dashuri të madhe. Helena Kadare na ka dhuruar rrëfimet më origjinale, për botën, për shqiptarët dhe për vetën e saj. Me një ndjenjë të veçantë, pata nderin t’ia dhuroj Helenës “Hartën e Artë të Kosovës”, si mirënjohje për krijimtarinë e saj letrare, ruajtjen e vlerave tona dhe përhapjen e tyre në botë."