Merkeli e refuzon propozimin e Serbisë për Kosovën

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian David Mccallister ka kërkuar nga kancelarja gjermane që ta pranojë propozimin e Serbisë për zgjidhjen e problemit me Kosovën, transmeton Koha.net.

Kështu shkruan sot gazeta e Beogradit "blic", duke iu referuar, siç thotë ajo, burimeve diplomatike në Berlin. Sipas pohimeve të kësaj gazete, Mccallister është takuar me Angela Merkelin dhe ia ka paraqitur asaj propozimin e Beogradit. "Ai ka thënë se duhet përkrahur marrëveshjen e dy palëve, përkatësisht se duhet përkrahur atë propozim të cilin Serbia është e gatshme ta pranojë. Kancelarja, pa u hamendur e ka hedhur poshtë", thotë burimi i paidentifikuar.

Edhe pse pritej që Angela Merkel, si njëra nga liderët e botës që me Serbinë dhe me kryetarin e saj Aleksandar Vuçiç ka marrëdhënie të mira, se do ta përkrahte propozimin për ndryshim kufijsh në marrëveshje me dy palët, kjo nuk ka ndodhur, shkruan gazeta, transmeton Koha.net.

"Kancelarja nuk e ka asnjë probleme me vendin tuaj dhe me kreun e shtetit të saj, por është e vetëdijshme se ndryshimi i qëndrimit ose zbutja e tij do ta vinte në pozitë të papëlqyeshme Gjermaninë”, ka thënë burimi.