Icardi shpallet njeriu i ndeshjes Spal-Inter. Nota e kapitenit zikaltër

Interi arriti të marrë një fitore me vlera në transfertë përballë skuadrës së Spalit me rezultatin 2-1.

Të besuarit e Lucciano Spallettit kaluan të parët në avantazh me gol të Mauro Icardit.

Ndërsa në minutën e 72-të ishte lojtari Palosci i cili shënoi golin e barazimit për vendasit.

Icardi ishte ai që i dha fitoren skuadrës së tij ashtu si i ka hije një kapiteni duke shënuar në minutën e 78-të.

Më poshtë mund të shihni notat e lojtarëve në këtë takim, ku spikat Icardi me 8.4.