FOTO/ Aksidentohen 4 makina tek Unaza e Madhe!

Një aksident zinxhir ka ndodhur këtë mbrëmje në Unazën e Madhe të Tiranës, ku 4 makina janë përplasur njëra pas tjetrës.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Nga ana tjetër trafiku është rënduar dukshëm siç duket edhe nga fotot.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë për largimin e makinave të përplasura si dhe lehtësimin e trafikut. /Lapsi.al.