VIDEO/ Prekëse! Mes skamjes në pyll, i moshuari rrezikon sërish burgun

Janë “robinsonët” e kohëve moderne. Por ndryshe nga ai, janë të plakur dhe të varfër. Këta janë Xhevit dhe Pranvera Qafa nga fshati Qyrkan i Cërrikut. Ata jetojnë vetëm dhe të izoluar në pyll.

67-vjeçari para disa kohësh u dënua me burg dhe qëndroi disa muaj në qeli pasi nuk pagoi dritat. Thotë se i mbifaturuan me 300 kilovat çdo muaj edhe pse kishte vetëm një dritë të ndezur.

Por duket se historia po përsëritet. Ai ka ende detyrime ndaj OSHEE dhe ka frikë se do ta arrestojnë sërish. Banesa e tyre po i zë brenda, ndërsa shoqëri iu bën vetëm një radio me bateri. Burrë e grua kërkojnë ndihmë. Dimri po afron dhe dy të moshuarit qëndrojnë të strukur në shtëpinë thuajse të rrënuar dhe në errësirë të plotë. /Klan Plus.