Mourinho bën si i pafajshëm: S’e kuptoj pse duan të më heqin qafe

Manchester United arriti të merrte një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme përballë skuadrës së Njukasëllit në “Old Traford”.

Dhe duket se fitorja e ditës së djeshme i ka shpëtuar vendin e punës trajnerit Jose Mourinjo.

Pas përmbysjes së çmendur portugezi u shpreh për mediat teksa thotë: “Ndryshimin nuk e bënë zëvendësimet, por mentaliteti, dëshira dhe vendosmëria. Askush nuk është i rëndësishëm më shumë se klubi.

Jam 55 vjeç dhe është hera e parë që shoh këtë gjueti për të më hequr qafe. Unë mund të jetoj me këtë, disa lojtarë jo. Rashford dukej i mërzitur në fushë, McTominai ishte i frikësuar. Gabimet që ata bënë nuk janë normale.

Në pushim i premtuam njëri-tjetrit se do të jepnim gjithçka. Një profesionist nuk mund të premtoj se do të fitojë, por se do të jap gjithçka në fushë. Futbollistët luajnë për klubin. Një miku im sot po më thoshte se nëse nesër bie shi në Londër është faji im, nëse ka probleme me “Breksit”, atëherë është prapë faji im”.