FOTO/ Spal-Inter, formacionet zyrtare

Spal dhe Inter do të përballen mes tyre sonte në orën 20:30 në kuadër të javës së tetë të Serie A.

Zikaltrit kanë arritur tre fitore radhazi dhe sonte në transfertë do të kërkojnë të katërtën.

Ndërsa skuadra e Spalit nuk fiton që prej tre ndeshjesh, dhe sonte në shtëpi kërkon t’i marrë pikë të besuarve të Luciano Spallettit.

Interi momentalisht është në vendin e shtatë të tabelës me 13 pikë, ndërsa Spal në vendin e 14-të me 9 pikë.