VIDEO/ Milani nuk ndalet në Serie A, shkëlqen Higuain

Kanë përfunduar ditën e sotme një pjesë e ndeshjeve të javës së tetë në kampionatin italian.

Skuadra e Milanit ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme përballë Chievos.

Kuqezinjtë e Gattusos vinin nga një moment i mirë, pasi kishin fituar përballë ekipit të Olympiakosit me rezultatin 3-1 në Europa League dhe është po i njëjti rezultat që është arritur dhe ndeshjen e sotme.

Golat u shënuan nga Gonzalo Higuain (2) dhe Bonaventura, ndërsa për tu theksuar është fakti që të tre asistët i ka dhënë lojtari i krahut Suso.

Nga ana tjetër edhe Lazio e Strakoshës mori rezultat pozitiv pasi mundi ekipin e Fiorentinës 1-0. Kështu, skuadra laciale merr përkohësisht vendin e 3-të në renditje dhe është në pritje të ndeshjeve të Interit dhe të Sasuolos.

Sampdoria bën surprizën, duke fituar 1-0 në fushën e Atalantës me golin e Tonellit në minutën e 76-të.