Hamilton i pakapshëm në Suzuka, një garë larg titullit

Lewis Hamilton është thjeshtë fenomenal. Anglezi i Mercedesit regjistroi fitoren e 9-të sezonale në Formula 1 pasi fitoi Çmimin e Madh të Japonisë dhe tashmë do të paraqitet në garën e radhës në Austin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me mundësinë për të siguruar edhe matematikisht titullin kampion. Në pistën e Suzukas Hamilton nuk kishte rivalë.

Në Japoni britaniku përfitoi edhe nga një gabim i Vettel i cili pas një kontakti me Verstappen zhvilloi një garë një ngjitje dhe e mbylli atë në vendin e 6-të, me Hamilton që e çoi në +67 pikë avantazhin në klasifikimin e përgjithshëm. Në podium bashkë me kampionin në fuqi të botës u ngjitën edhe Bottas e Verstappen ndërsa vetëm i 5-ti ferraristi tjetër Kimi Raikkonen. I 4-ti në Suzuka u rendit Daniel Ricciardo.