Ky vend i Karaibeve goditet nga tërmeti, të paktën 11 të vdekur

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një tërmet që goditi veriun e Haitit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Tërmeti i magnitudës 5.9 ishte një nga më të fuqishmit që goditi vendin e Karaibeve që nga lëkundja e madhe në vitin 2010, 7.1 ballë e cila vrau më shumë se mijë persona shkruan Tg.com.

Autoritetet locale kanë raportuar për shëmbje dhe dëme të ndërtesave në disa qytete në pjesës veriore të vendit. Ndërkohë presidenti Jovenel Moise u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë.

Zëdhënësi i qeverisë Eddy Jackson Alexis tha se një “task force” për reagimin ndaj fatkeqësive ishte ngritur. Studimi Gjeologjik tha se epiqendra e tërmetit që goditi Haitin ishte rreth 19 km (12 milje) në veri-perëndim të qytetit Port-de-Paix.