Ambasada e SHBA, njoftim i rëndësishëm për lotarinë e këtij viti

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar opinionin publik sërish sot lidhur me lotarinë amerikane, në atë që ata e quajnë “këshilla e ditës”.

Në faqen zyrtare të ambasadës, është evidentuar fakti se lotaria është falas dhe nuk ka asnjë pagesë për dërgimin e formularit të aplikimit.

Ja postimi i plotë i ambasadës:

| #këshillaeditës | Lotaria Amerikane është FALAS dhe nuk ka asnjë pagesë për të dërguar formularin tuaj të aplikimit. Plotësoni aplikimin tuaj në dvlottery.state.gov 
Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit   https://bit.ly/2l7myjg #pyetanen