Trajnerit shqiptar i zënë pritë në derën e shtëpisë, grushta e shkelma

Humbja e Llapit ndaj Prishtines ka rezultuar të jetë fatale për Bylbyl Sokolin.

Burime të IndeksOnline marrin vesh se trajneri i skuadres llapjane është rrahur nga tre persona para banesës së tij në rrugën “Luan Haradinaj”.

Policia dhe Autoambulanca janë në vend të ngjarjes, ndërsa Sokoli është duke marrë trajtim mjekësor.

Rreth 1 orë më parë ka përfunduar ndeshja ndërmjet Prishtinës e Llapit, të cilën kryeqytetasit e fituan me rezultat 2:1/ IndeksOnline