Tjetër aksident, dy makina ‘xing’ në Rubik

Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Rubik. Siç raportojnë burimet, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të motit të keq, ndërkaq ende nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.

Mësohet se, njëra nga makinat e përfshira në aksident është shkatërruar totalisht.