Bajerni në krizë, turpërohet në shtëpi nga Monchengladbach

Borussia Monchengladbach ka befasuar të gjithë pasi ka mposhtur Bajernin me rezultatin 3-0.

Skuadra e trajnerit kroat Nico Kovac është zhytur në krizë të thellë rezultatesh pasi më parë kishte pësuar një humbje dhe një barazim në dy ndeshjet e vlefshme në Bundesligë.

Fillimisht Plea shënoi në minutën e 10 dhe Stindl vetëm gjashtë minuta më vonë dyfishoi shifrat në 2-0.

Përpjekjet e kampionit aktual të Bundesligës në pjesën e dytë nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen e dytë më radhë në ligën gjermane.

Herrman shënoi golin e tretë për miqtë që turpërojnë bavarezët në “Allianz Arena”.

Pas kësaj fitore, Monchengladbach renditet e dyta me 14 pikë, tri më pak se kryesuesit e Dortmundit.

Ndërkohë, Bayerni bie në vendin e 5-të me 13 pikë.