Në Vlorë e Himarë bashkitë zaptojnë pronat private, ndërtojnë ‘për qefin’ e tyre

Arroganca e shtetit, regjistron dy raste të tjera, grabitje pronash, nga personat privatë.

Grabitjet janë denoncuar për bashkinë e Vlorës dhe të Himarës.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë, mësohet se nga ana e këtyre bashkive, janë ndërtuar objekte të ndryshme në prona private, pa i shpronësuar më parë subjekte, posedues të këtyre pronave.

Komisariati i Policisë Vlorë

  • Më datë 05. 10. 2018, shtetasi R. Xh., 80 vjeç, banues në Vlorë, kallëzon se në tokën e tij, punonjës të Bashkisë Vlorë, po ndërtojnë një memorial, pa kryer procedurat e shpronësimit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë

  • Më datë 05. 10. 2018, shtetasi K. Ç., 37 vjeç, banues Lukovë, kallëzon se më datë 04. 10. 2018, punonjës të Bashkisë Himarë, kanë ndërtuar një mur rrethues në pronën e tij. Nenet 200 dhe 277 të Kodit Penal.