Basha: Sot Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor, ja rruga e vetme e jona

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas kërkesës së prokurorisë për të lëshuar urdhër-arrest ndaj Agron Veliut, i njohur si ‘dëshmitari X’ dhe denoncoi Agron-Geron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Me një reagim të tij në Twitter, Basha shkruan se kjo gjë ishte e pritshme nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela.

Ja çfarë shkruan Lulzim Basha në Twitter:

Kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv.

Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim.

Sot çdo shqiptar e kupton më qartë se kurrë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën komandën e tij.

Me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor.

Tani nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet.