Dybala i befasuar me Messin dhe CR7, kërkon të jetë i ‘pari në mesin e njerëzve’

Paulo Dybala ka deklaruar se nuk mund të krahasohet me arritjet e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, duke thënë se dëshiron të jetë i “pari në mesin e njerëzve”.

Argjentinasi ka shënuar 72 gola në vetëm 147 paraqitje për ‘Bianconerët’, dhe në moshën 24  ai është pjesë e gjeneratës së ardhshme të futbollit që kërkojnë të thyen dominimin e Messit dhe të Ronaldos.

“Messi dhe Ronaldo do të duhej të ishin në muzgun e përfundimit të karrierës së tyre, por ende po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme”, ka thënë Dybala.

“Messi dhe Ronaldo janë përtej normales. Qëllimi im është të jem i pari në mesin e njerëzve”.