Cassano i kthehet futbollit, ja klubi me të cilin ka filluar stërvitje

Antonio Cassano do të fillojë të stërvitet me klubin Virtus Entella nga e hëna, mirëpo klubi nuk është i sigurt nëse është në Serie B ose Serie C.

Klubi e ka konfirmuar këtë sot përmes Twitterit mirëpo lojtari nuk ka ende kontratë.

Cassano ka qenë një lojtar i lirë duke thënë se është pensionuar që nga janari i vitit 2017, kur Sampdoria e shkëputi kontratën me italian.

Ndeshja e tij e fundit ka qenë me Sampdorian në maj të vitit 2016.

36-vjeçari iu bashkua Hellas Veronas në përgatitjet parasezonale të vitit 2017, duke u larguar pastaj pas dy javësh, duke thënë se nuk mund të qëndrojë larg familjes së tij.

Entella nuk është  sigurt se ku do të vazhdoj të luaj për shkak se është në dyshim për falsifikime bankare, dhe ende nuk është marrë vendimi se a do të dënohet apo jo.