Presidenca Trump thyen rekordin 49 vjeçar, për uljen e papunësisë

Papunësia në SHBA ka kapur një nivel të ulët, cili përbën një rekord historik duke rënë në nivelin më të ulët të 49 viteve të fundit, në vetëm 3.7%. Të dhënat janë zyrtare dhe i referohen muajit Shtator.

Departamenti i Punës deklaron për 134 mijë vende të reja pune gjatë muajit të kaluar vetëm në sektorin jo-bujqësor. Kjo është norma më e ulët në një vit, por që është rrjedhojë e një tregu pune thuajse në kapacitet të plotë.

Ekonomia amerikane nuk ka më nevojë të krijojë aq shumë vende pune. Të dhënat e Korrikut dhe Gushtit ndërkohë janë rishikuar ndjeshëm në territor pozitiv. Ekonomia duhet të krijojë 120 mijë vende të reja pune në muaj në mënyrë, që të mbajë ritmin e rritjes.