FOTO/ Presidenti Meta një përshëndetje të veçantë nga Berati

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet këtë fundjavë në qytetin e një mbi një dritareve.

Duke përshëndetur nga Berati, Meta duket se e ka ‘hedhur’ tutje kostumin dhe kollaren, për të shijuar disa orë larg Tiranës së zhurmshme.

Ai shfaqet duke pirë kafe në shoqërinë e qytetarëve, me të cilët ka bërë edhe foto.

‘Të dashur miq, ju uroj mirëmëngjesi dhe një fundjavë të mbarë nga Berati i mrekullueshëm!’, shkruan presidenti Ilir Meta në Facebook.