Challandes publikon listën me lojtarët e Kosovës për dy ndeshjet e tetorit

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike sot listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion për ndeshjet kundër Maltës, më 11 tetor, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe më 14 tetor kundër Ishujve Faroe si mysafirë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në këtë listë Challandes ka grumbulluar 23 futbollistë, derisa është rikthyer në mbrojtje Andin Dallku ndërsa në mesfushë Valon Berisha.

Risia e vetme në këtë grumbullim është ajo e sulmuesit të talentuar Lirim Kastrati, i cili ka shënuar shtatë gola në Superligën e Kroacisë.

Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën më 8 tetor, derisa stërvitja e parë zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në orën 18:00.