Kapet 'mjeshtri' i grupit kriminal të Sarandës, trafikonte ngarkesa të mëdha droge drejt Greqisë

Policia e Vlorës ka kapur anëtarin e 16-të të një grupi kriminal nga Saranda, që trafikonte ngarkesa të mëdha droge drejt Greqisë. I arrestuari quhet Ervis Veizi, 31-vjec, banues ne fshatin Metoq, Sarande. Veizi, rezulton person në kërkim prej muajit shkurt 2018.

Në datën 09.06.2018, Gjykata e Sarandës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest ne burg” për “prodhim dhe shitje të lendëve narkotike”.

Sipas hetimeve, Veizi është pjesë e një grupi kriminal prej 16 personash, të goditur nga policia e Sarandës ne shkurt 2018, të cilët kryenin trafik droge në sasi të mëdha drejt Greqisë. Veizi konsiderohet si mjeshtri i transportimit të drogës nga kufiri i gjelber.