FOTO/ Kastro Zizo çudit me lyerjen e flokëve

Kastro Zizo është ndër këngëtarët më pa komplekse në muzikën shqiptare.

Ai ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë” për të promovuar këngën më të re “Çuna dhe goca”, bashkëpunim me Eneda Tarifën dhe Robert Berishën.

Gjatë emisionit, Kastro i habiti të gjithë teksa tha se i lyen flokët në shtëpi dhe se e blen bojën në supermarket.

Arian Çani: Ledio kujt i ngjan ky njeri o plak, se ç’ka fut edhe një ngjyrë flokësh. Është bërë si rus.

Kastro Zizo: Në shtëpi i kam lyer. Mi kanë lyer. 6 mijë lekë bën boja në supermarket.

Arian Çani: Ke filluar të lyesh flokët plak ë? Je i paparë.

Kastro Zizo: Gjithmonë i kam lyer.

Arian Çani: Po thonjt pse nuk i lyen si Robert Aliaj?

Kastro Zizo: Po përtoj se i ha. Nuk është se i kam problem t’i lyej.