Dëmtohet Diego Costa, mungon me Spanjën në Ligën e Kombeve

Atletico Madrid ka lëshuar një deklaratë për mediat në faqen e klubit ku thotë që sulmuesi Diego Costa ka probleme muskulore në kofshë.

Ai nuk do të jetë gati për ndeshjen në ligë kundër Villarreal dhe do të kthehet vetëm pas ndeshjeve të kombëtareve.

Spanjolli u zëvendësua në minutën e 69-të në fitoren e Atleticos në Ligën e Kampionëve 3-1 kundër Club Brugge në “Metropolitano” të mërkurën, kurse sot i është bërë skanimi i këmbës.

Costa nuk është përfshirë në listën e Luis Enriques për Spanjën dhe La Roja nuk ka konfirmuar se pse nuk është ftuar ai, edhe pse duket se është shkaku i dëmtimit.