FOTO/ Arian Çani i bën surprizë Robert Berishës dhe i fton në studio 'Tunën'!

Prej disa kohësh po qarkullon në media lajmi se Robert Berisha me Nora Istrefin nuk flasin me Tunën, e cila është partnerja e vëllait të Robertit, Patrisit.

Pas konfliktit të tyre të bujshëm, Çani ka ftuar në studio ‘Tunën’ për t’u përballur live me Robert Berishën.

Para se të hynte Tuna në studio, Roberti është shfaqur shumë i emocionuar. Me flokët bjonde dhe mjaft elegante, këngëtarja ka hyrë brenda në studio dhe është ulur përpara Robertit.

Sapo e pa mirë, Robert Berisha filloi të qeshte. Në fakt, këngëtarja përballë tij nuk ishte Tuna, por Albulena Ukaj, një këngëtare kosovare dhe e gjitha ishte një shaka e bërë nga Çani.