Arrestohet në Kakavijë një person i katërt, i implikuar për ngjarjen e mbrëmshme në Bllok. Emri

Arrestohet në Kakavijë një person i katërt, i dyshuar për përfshirjen e ngjarjen e mbrëmjes së kaluar në Bllok, ku mbeti i varrë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Burimet bëjnë të ditur se personi i katërt, prezenca e të cilit nuk ishte bërë i ditur deri tani, është Geldo Shpëtim Hoti banues në Tiranë.

Mësohet se edhe ai është efektiv i trupave Komando të Ushtrisë.

Trupat Speciale të Policisë janë nisur urgjent drejt Gjirokastrës, për marrjen e këtij personi të ndaluar dhe sjelljen e tij në Tiranë.