‘Çmenduria’ e Perezit, gjysmë miliard euro për 3 super-yje

“El Mundo Deportivo” me një lajm të publikuar i vë “zjarrin” merkatos.

Sipas gazetës spanjolle, Florentino Perez është gati të investojë plot 500 milion euro për të blerë tre “yje” të kalibrit të lartë.

Bëhet fjalë për Neymar, Pogba dhe Hazard, të cilët për momentin janë nga lojtarët më të mirë në botë në rolin e tyre.

Të tre rastet janë shumë të vështira për t’u konkloduar në një blerje, por nëse ekziston paraja gjithçka mund të ndodhë.

Rreth 250 milionë euro kërkon lëvizja e Neymarit, 100 Pogba, ndërsa Hazard jo më pak se 150 milionë euro.

Ekipi madrilen është shfuqizuar shumë këtë sezon me largimin e Ronaldos dhe Kovaçiçit dhe duket te rezultate e arritura deri më tani.

Gjithashtu mungesa e golit shqetëson edhe më shumë presidentin spanjoll, i cili është gati të nisë nga puna.