Ironia e Vasilit: Rama meriton ‘Nobel’ për nxitjen e përdhunimit

Kreu I deputetëve të LSI Petrit Vasili ka ironizuar Kryeministrin Rama duke thënë se ai meriton çmimin “Nobel” për nxitjen e përdhunimit.

Ai e ka lidhur komentin e tij me ndarjen e cmimit Nobel për paqe, që u fitua nga Nadia Murad dhe Denis Mukëege, të cilët drejtuan fushatën kundër përdhunimeve në luftë.

Ja postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kryeministri yne e meriton cmimin "Nobel" per nxitjen e perdhuniminit.

Komiteti i Nobelit në Oslo ndau sot Çmimin Nobel për Paqe.

Nadia Murad dhe Denis Mukwege jane fituest e tij.

Ata drejtonin fushatën kunder perdhumineve në luftë.

Kryeministri yne e meriton plotesisht cmimin "Nobel",por ne te kundert, si nxites i perdhunimit edhe ne kohe paqe bile.

E meriton me shume hak kryeministri Nobelin edhe sepse denoncuesit i perndjek per jete a vdekje, ndersa perdhunuesit i vë ne krye te qoshesë.

Aferim Nobelisti yne i zi.