Allegri thur elozhe për Ronaldon: Një profesionist i shkëlqyer

Trajneri i Juventusi, Massimiliano Allegri e ka thënë përsëri se Cristiano Ronaldo është një lojtar i shkëlqyer dhe shumë profesionist.

“Ai është në rregull, e njoh atë prej tre muajsh”, tha Allegri në konferecën për shtyp.

Ishte komenti i tij në lidhje me akuzimin që është bërë së fundmi ndaj Ronaldos për përdhunim e një gruaje amerikane në vitin 2009.

“Në tërë këto 15 vjetët e karrierës së tij, ai ka treguar një profesionalizëm të madh jashtë dhe brenda fushës. Ai është i dedikuar po ashtu edhe në çështjet e shoqërisë”.

“E dija që nuk do të ftohet nga Portugalia, ai bëri marrëveshje me presidentin e federatës”.

Juventusi udhëton të shtunën për të luajtur në transfertë kundër Udinese në Serie A.