Milik rrëfen tmerrin: Grabitësi goditi xhamin e makinës, por ja çfarë ndodhi më pas...

Pas fitores ndaj Liverpulit, sulmuesi i Napolit, Milik u përball me një grabitje në rrugë nga dy persona me motor, të cilët arritën t’i merrnin një orë “Rolex” çmimi i së cilës shkonte deri në 20 mijë euro.

Sulmuesi polak, në një prononcim për mediat italiane, ka treguar momentet e grabitjes, duke u shprehur se nuk ka arritur t’i shohë grabitësit pasi kanë qenë të maskuar, ndërkohë as targën e motorit nuk e ka parë.

“Nuk e njoh modelin e motorit dhe për fat të keq nuk arrita të shihja as targën. Të dy grabitësit ishin me maska në fytyrë dhe njëri prej tyre erdhi dhe goditi xhamin e makinës. Nuk besoj se më kanë ndjekur nga pas, por jam i sigurt se kanë pritur që unë të afrohem drejt shtëpisë time”, u shpreh Milik për mediat italiane.