", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Prekëse: I vdiq vëllai para ndeshjes, lojtari gjerman futet të luajë kundër Lazios

Skuadra e Lazios u mposht 4-1 nga skuadra gjermane  Eintraht Frankfurti, në sfidën e vlefshëm për javën e dytë të Europa Leagues.

Padyshim se fitorja e skuadrës gjermane i dedikohet lojtarit të skuadrës, Lucas Torro i cili pak orë para fillimit të ndeshjes ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e vëllait të tij.

Ai preferoi të luante në ndeshjen me skuadrën italiane, ndërsa më pas u nis drejt Spanjës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Përveç trajnerit askush  nuk e dinte për dhimbjen e Torros, ndërkohë që mesfushori në fundin e ndeshjes, nisi të qante në fushë.

“Ky lajm i trishtuar e ka mjegulluar festën tonë pas ndeshjes. Lukas dëshironte të ishte në fushë, pavarësisht dhimbjes. Ai do të jetë në ditët e ardhshme pranë familjes dhe si pasojë të dielën ndaj Hofenheimit nuk do të jetë në fushë”, tha trajneri Huter.