Ngjarja që tronditi Tiranën/ Berisha: Vrasësit u larguan të qetë për të darkuar pak më tutje me…
'Tirana, kryeqyteti i krimit në Europe!'
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj masakrës së djeshme në zemër të Tiranës e cila ndodh në një kohë kur po zhvillohet takimi i Ministrave të Brendshëm të BE-së në kryeqytetin shqiptar.
Berisha thotë se Tirana është kthyer në epiqendër të krimit të organizuar shtetëror shqiptar.
Duke ju referuar ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmë n ëish-bllok, ish-kryeministri shkruan se vrasësit u larguan të qetë për të darkuar pak më tutje me ndonjë pushtetar dhe narkopolic.
Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Ministeriali ne kryeqytetin e krimit ne Europe pershendetet me nje masaker!
Te dashur miq, sot ne Tirane jane mbledhur ministrat e brendshem te BE. Kjo ngjarje u pershendet mbreme nga zoterit e vertet te qytetit me nje masaker ne zemer te Tiranes, e cila, dikur epiqender e krimit politik, sot eshte dhe epiqendra e krimit te organizuar shteteror shqiptar.
Ne kete masaker u vra nje person dhe u plagosen kater te tjere. Vrasesit u larguan te qete nga vendi i ngjarjes per te darkuar pak me tutje te po te qete me ndonje pushtetar dhe narkopolice.
Mireserdhet zoterinj ministra, - u tha sot ne hapje te mbledhjes Kallam Deshtaku dhe Fatzi Droga, - mos u shqetesoni se ketu nuk ka banda por ka ca rrugaçe! sb