Nuk po përshtatet, blerja e bujshme po kërkon largimin nga Barcelona

Arturo Vidal është i pakënaqur me rolin e tij në Barcelonë, sipas gazetës spanjolle "Sport".

Kiliani pritej të luante si titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenhamit, por u la në stol pasi Valverde zgjodhi Arthur.

Vidal kohët e fundit po vuan edhe nga një dëmtim i vazhdueshëm në gju por pavarësisht kësaj ai është i mërzitur me situatën e keqe që po kalon te klubi katalanas.

Mediat iberike po raportojnë se ende pa mbërritur mirë te Barcelona, Vidal po kërkon largimin nga “Camp Nou”.