FOTO/ Porche prezanton një tjetër supermakinë

Suv ‘Macan’ është makina e re prezantuar në Paris nga Porche dhe është gati për t’u porositur nga fansat e gjigantit gjerman të makinave.

Me një stil të ri, gjithmonë shumë e zhdërvjellët, ajo ofron një motor benzine me katër cilindra turbo me një zhvendosje 2.0, e cila karakterizohet nga një dhomë e optimizuar gjeometrike dhe një filtër grimcash për motorët me benzinë.

Ajo mund të arrijë nga 0 deri në 100 km në orë për vetëm 6.7 sekonda e mund të kapë një shpejtësi maksimale prej 225 km në orë.