Milani merr vendimin zyrtar për transferimin e mundshëm të Ibrahimovicit

Më në fund ka ardhur qëndrimi zyrtar i Milanit rreth lajmeve për transferimin e mundshëm të Zlatan Ibrahimovicit.

Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, ka bërë të ditur se rikthimi i sulmuesit suedez në ‘San Siro’ nuk është i mundur, por ka pranuar se Ibrahimovic ishte më shumë se një mendim për skuadrën italiane.

“Ibra ka lidhje shumë të ngushta me Milanin, të gjithë e dinë këtë”, ka deklaruar Leonardo për ‘Sky Sport Italia’.

“Ne nuk mund të mohojmë se rikthimi i tij ka qenë një çështje këtu, pasi ai është i jashtëzakonshëm dhe ka karakteristika shumë të veçanta, por rikthimi nuk është i mundur”, përfundoi ai duke i dhënë fund zërave të merkatos.

Ibrahimovic ka qenë pjesë e Milanit për dy sezone (2010-2012), ku shënoi realizoi 42 gola.