'Dita botërore e mësuesit', ja ngjarjet e rëndësishme të 5 tetorit

Sot data shënon 05 tetor. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë.

5 Tetori është dita e 278-të e kalendarit gregorian (dita e 279-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 87 ditë.

Ngjarje

1550 - U themelua qyteti Concepción, Kili.

1582 - Për shkak të përdorimit të Kalendarit Gregorian kjo ditë e këtij viti nuk ekziston në shtetet Italia, Polonia, Portugalia dhe Spanja.

1665 - Themelohet Universiteti i Kielit.

1864 - Qyteti indian, Kalkuta gati zhduket në tërësi nga një ciklon, 60.000 njerëz mbesin të vdekur.

1910 - Portugal kthehet nga monarkia në republikë.

1915 - Bullgaria hyn në LPB si një nga Forcat Qendrore.

1962 - Paraqitet filmi i parë i James Bondit, Dr. No në Angli.

1970 - PBS bëhet rrjet televiziv.

1981 - Raoul Wallenberg bëhet qytetar nderi i ShBA-ve.

1984 - Marc Garneau bëhet kanadezi i parë që fluturon në hapësirë me Anijen Kozmike Challenger.

1991 - U paraqit versioni i parë zyrtar i sistemit operativ kompjuterik Linux kernel, versioni 0.02.

1994 - UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, në përkujtim të Rekomandimeve për Statusin e Mësuesve, të ILO/UNESCO, të 5 tetorit 1966, miratuar në Paris.

2000 - Demonstrata masive në Beograd që çuan në rrëzimin e regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

Lindje

1830 - Chester A. Arthur, presidenti i 21-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

1884 - Sulejman Pashë Delvina, politikan shqiptar, ish kryeministër i Shqipërisë (V. 1933)

1932 - Xhevat Qena, aktor kosovar

1936 - Václav Havel, politikan çek,

1937 - Abi Ofarim, këngëtar izraelit

1947 - Brian Johnson, këngëtar anglez

1950 - Paola Felix, këngëtare zvicerane

1951 - Bob Geldof, këngëtar irlandez

1955 - Angela Molina, aktore spanjolle

1975 - Kate Winslet, aktore angleze

Vdekje

877 - Karli i II-të, Mbreti i Francës

1880 - Jacques Offenbach, kompozitor gjerman

1960 - Alfred Kroeber, arkeolog dhe antropolog amerikan

2011 - Steve Jobs, shpikës dhe krijues i Kompanisë Apple

 

Festa dhe përvjetore

Dita Botërore e Mësuesit