VIDEO/ E tmerrshme/ Shërbëtorja bie nga kati i shtatë, gruaja nuk e ndihmon por e filmon

Një grua është dënuar me burg pasi filmoi shërbëtoren e saj ndërsa binte nga kati i shtatë i një ndërtese në Kuvajt dhe nuk e ndihmoi.

Pamjet shokuese tregojnë shërbëtoren nga Etiopia duke qarë për ndihmë duke u mbajtur me njërën dorë në kornizat e dritares para se të binte në një strukturë metali.

Çuditërisht, ajo i mbijetoi rënies, duke thyer vetëm me një krah dhe mori lëndime të tjera të lehta.

Gruaja që mban aparatin duke e filmuar dëgjohet duke thënë: "E çmendur, kthehu."

Tani ajo është dënuar me 1 vit e tej muaj burg për filmimin e shërbëtores së saj duke rënë dhe mosdhënien e ndihmës.

Ajo u akuza në mars 2017 për filmimin dhe publikimin e një videoje pa pëlqimin e individit.

Shërbëtorja e tmerruar në video dëgjohet duke bërtitur për ndihmë pak para se dora e saj të rrëshqiste duke rënë fillimisht mbi një tendë dhe më pas në strukturën metalike.

Punëdhënësja nuk bëri asnjë reagim ndërsa vazhdonte ta filmonte.