Firmino tregon tmerrin: Kisha frikë se do heqja dorë nga futbolli

Roberto Firmino nuk do ta harrojë lehtë episodin kur Jan Vertongen i futi gishtin në sy, me kuptimin e plotë të fjalës. Sulmuesi brazilian i Liverpulit u dërgua në spital pas ndeshjes me Totenhem dhe u desh t’i nënshtrohej vizitave të hollësishme, pasi siç ka treguar vetë lojtari, pavarësisht kthimit të shpejtë në fushën e lojës, ai kishte kaluar momente të vështira.

 “Kisha frike realisht se mos mbetesha qorr në njërin sy dhe nuk do të isha në gjendje të shihja përsëri. Falë Zotit asgjë e tillë nuk ndodhi dhe situata u përmirësua gradualisht ditë pas dite”, tregoi Firmino i cili u kthye në fushë pak ditë më vonë dhe shënoi në suksesin 3-2 të Liverpulit ndaj PSG-së.

“Unë u frikësova fillimisht, por dhimbja kaloi pasi doktori më dha qetësues, dhe gjërat u bënë më mirë. Kur ndodhi incidenti, gjithçka m’u bë e turbullt dhe nuk shihja dot me syrin e majtë. Tani jam shumë më mirë, dhimbja ka ikur dhe nuk e ndjej më. Më ka mbetur ende pak i skuqur syri por shpresoj të kalojë”, tha sulmuesi i Liverpul