FOTO/ Krimi në Tiranë, ja situata te Ushtaraku

Pas ngjarjes së sotme në Bllok, ka pasur një prani të madhe njerëzish por edhe forcash policore te Spitali Qendror Universitar i Traumave (Spitali Ushtarak) në Tiranë.

Të afërmit e të plagosurve, miq e shokë të tyre, janë grumbulluar para Urgjencës së Spitalit, në pritje për të mësuar për gjendjen e tyre shëndetësore,

Ndërkohë nuk kanë munguar edhe qindra forca policie, biles edhe specialet e FNSH-së.