VIDEO/ Loris Karius meriton çmim për gafa, shihni çfarë goli pëson në Europa League

Ish-portieri i Liverpoolit, Loris Karius, me të vërtetë ka ndërruar ekip dhe fanellë, por mesa duket i ka ruajtur veset.

Gjatë ndeshjes së Europa League mes Malmo dhe Besiktas, portieri ka bërë një tjetër gafë trashanike teksa ka dashur të kalojë topin mbi traversë.

Gafat në finalen e Championsit kundër Realit duket se nuk po i ndahen portierit gjerman, teksa sonte ai gaboi sërish në Europa League, duke i prishur punë ekipit turk.