Berisha: Rama nuk është piktor, artistët tallen me atë

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka konsideruar një piktor të dështuar kryeministrin Edi Rama. Sipas tij Rama është i vetmi piktor që nuk ka asnjë pikturë.

Ndërkohë theksoi se artistët e vërtetë tallen me Ramën.

‘Rama është në mediokritet absolut. Ata që kanë shije arti tallen dhe e mëshirojnë Edi Ramën. Ai nuk është piktor. Është njeri me komplekse. Është një skulptor shqiptar shumë i njohur dhe tmerri i Ramës është se mos sjell ndonjë vepër në Tiranë. Ky ka 30 vjet që shkarravit. I vetmi piktor që nuk ka një pikturë të vetme që mund të bindë një njeri është ky’, tha Berisha.