Berisha: Ja cila është këshilla ime për Lulzim Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në ‘Ora News’, ka thënë se këshilla e vetme që ai ka për Lulzim Bashën është që të vijojë luftën pa kompromis kundër Edi Ramës.

I pyetur nga gazetarët në panel, nëse ai do të rikthehet sërish në krye të PD për të ndalur Ramën, Berisha tha ai është dorëhequr nga çdo funksion brenda PD-së, përveç atij të deputetit.

‘Të siguroj që kjo është atribut kryekëput i Lulzim Bashës dhe personave që ai ka disens. Po të jetë për Sali Berishën, këshilla ime është të bëjë gjithçka për tu afruar dhe për të vazhduar betejën kundër kësaj të keqeje më të madhe. Unë jam i dorëhequr nga çdo funksion, përveç asaj të deputetit’, tha Berisha.