Ngjarja e sotme në Bllok, ‘pritja më e mirë’ që Rama dhe Xhafaj i rezervojnë Ministerialit të ministrave të Brendshëm

Në ditën që në Tiranë ka filluar punimet Ministeriali Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor për çështjet e drejtësisë dhe punëve të brendshme, në Bllok, një ngjarje e rëndë kriminale, më një të varrë e dy të plagosur, është “pritja më e mirë” që kryeministrit Eid Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i rezervojnë këtij eventi.

Ngjarja nga ana tjetër, është edhe një tregues i zhvlerësimit të propagandës dhe shifrave që tundin Rama e Xhafaj, sa herë dalin nëpër televizione.

Ministeriali dyditor ka nisur sot dhe ka mbledhur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian (BE) dhe vende të tjera.

Në këtë takim marrin pjesë komisionerja e BE-së për Çështjet e Drejtësisë, Vera Jourova, komisioneri i BE-së për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të Austrisë, e cila ka presidencën e radhës të BE-së dhe delegacione nga vende të tjera anëtare të BE-së.

Gjithashtu në ditën e parë të takimit morën pjesë edhe ministrat e Drejtësisë dhe zyrtarë të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Dita e parë e ministerialit i kushtohet çështjeve të drejtësisë dhe dita e dytë që mbahet nesër punëve të brendshme. Në fund të ditës së parë të takimit do të mbahet konferenca e shtypit e eurokomisioneres Vera Jurova, ministrit të Drejtësisë të Austrisë, Josef Moser dhe ministres së Drejtësisë të Shqipërisë, Etilda Gjonaj.